Liria e shokon Dritë, baras në Mitrovicë, Llapi fiton në Ferizaj

Futboll 04 Nëntor 2018 14:38

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sontme të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante dhe më dramatike, ashtu siç pritej u zhvillua në Gjilan, ku Drita ishte nikoqir i Lirisë.

Liria arriti që ta mposhtë Dritën në minutat e fundit të ndeshjes, ku Fatih Karahoda shënoi golin e fitores.

Ndeshja interesante u zhvillua edhe në Mitrovicë, ku Trepça’89 barazoi, 1-1 me Gjilanin.

Golin për Gjilanin e shënoi Hysa (’25), teksa për mitrovicasit shënoi Manaj (’76).

Ndërsa, Llapi është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e kaluar.

Kelmendi shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e 82-të përballë Ferizajt. /Insporti.com/

Trepça ’89 – Gjilani 1:1

Mbyllet ndeshja 

90′ Trepça ’89 nuk po ka fat. Muharrem Jashari gjuan bukur, por assesi të futet topi në rrjetë

90′ Martin Mircevski (T’89) gjendet në rast ideal për të realizuar, por nuk arrin të dërgon drejt portës.

88′ Mundësi e artë për ’89-shin. Elton Basriu ndodhet i vetëm me portierin Kaçiu, por nuk arrin të realizojë

80′ ‘89-shi e kërkon golin e epërsisë, Asare tenton me kokë pas harkimit të Manevskit, shpëton Gjilani

GOL: 75′ Barazon Trepça ’89. Arbër Pira depërton për mrekulli nga e djathta, e shërben Arb Manajn, i cili realizon nga afërsia për 1:1

64’  Edon Sadriu i Gjilanit gjuan për mrekulli me kokë pas harkimit të Endrien Maganit, por mbi portë

58’ Rrezikon Hasan Hyseni për Trepçën ’89, portieri i gjilanasve Donat Kaçiu e devijon topin në fundore.

50′ Futbollisti i vendasve, Ardian Muja, shpërdoron një rast ideal shënimi, derisa i vetëm me Donat Kaçiun, gjuan lart mbi traversë.

47′ Gjilani provon në fillim të pjesës së dytë me Vilfor Hysën, por kësaj radhe porta e Arben Beqirit nuk preket

46′ Rinis ndeshja

Mbyllet pjesa e parë 

31′ Ardian Muja i Trepçës ’89 gjuan bukur, topi shkon jashtë

27′ Trepça ’89 provon me Gëzim Rusin i cili godet me kokë, topin nga vija e fundit e largon Ylber Kastrati

GOL: 25′ Gjilani ka kaluar në avantazh me Vilfor Hysën i cili realizoi pas asistimit të Ansi Nikës

17’ Muharrem Jashari (T’89) gjuan nga largësia, por pret ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

15’ Vilofr Hysa (Gjil) depërton bukur nga krahu i majtë dhe gjuan bukur, por pranë portës.

10’  Richard Asare i Trepçës ’89 provon goditjen e tij ‘gërshërë’ , por topi shkon mbi traversë.

7’ Gjilani rrezikon me Andi Nikën, topi largohet me veshësi nga mitrovicasit.

5’ Për pak të shënohet autogol. Arbër Pira në tentim për ta larguar topin, për pak sa nuk shënoi në portën e Trepçës ’89

1’ Nis ndeshja

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basri, Asare, Mersini, Jashari, Gucev, Manaj, Rusi, Muja, Hyseni. Trajner: Sabit Osmani

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Mauricio, Magani, Halili, Jefferson, Muça, Nika, Sadriu, Hysa, Perez. Trajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Ilir Mehmeti

Ferizaj – Llapi 0:1

Mbyllet ndeshja 

GOL: 82′  Llapi kalon në avantazh. Shpend Kelmendi i cili hyri në lojë në minutën e 80-të, realizon me një goditje të saktë nga afërsia

48′ Sulmuesi Festim Alidema e teston portierin Blakqori i cili e pret topin e goditur nga  sulmuesi në top-formë

46′ Rinis ndeshja

Mbyllet pjesa e parë 

39′ Ylli i Llapit, Mentor Zhdrella e provon goditjen nga distanca, nuk trembet Armend Blakqori

33′ Mundësi ideale për Llapin. Alban Rexhepi futet për mrekulli në zonë dhe ndodhet i vetëm me portierin Blakqori i cili për mrekulli reagon duke e shpëtuar portën

24′ Llapi e godet shtyllën me sulmuesin Festim Alidema i cili i rrezikon seriozisht portierin Armend Blakqori

3′ Sulmuesi Alban Rexhepi rrëmben një top, futet brenda zonës, por topi shkon pranë shtyllës

1’ Nis ndeshja

Ferizaj: Blakçori, Kaqar, Mone, Haxha, Kaqiku,Asani, Marku, Gashi, Hamiti, Berbatovci, Jashari. Trajner: Afrim Tovërlani

Llapi: Ademi, Emini, Idrizi, Jashari, Sinani, Shabani, Zhdrella, Ramadani, Alidema, Hajdari, Rexhepi. Trajner: Bekim Shotani

Gjyqtarë: Gramos Shala, Meriton Berisha, Safaet Berisha, Mervan Bejtullahu

Drita – Liria 0:1

Mbyllet ndeshja

GOL: 86′ Liria kalon në avantazh me Liridon Fetahajn i cili shërbehet nga kapiteni Fatih Karahoda

76′ Erjon Vucaj ia lrion vendin Zgjim Mustafës te Drita. Mustafa futet në lojë ende pa dhënë leje gjyqtari Kosumi. Ky i fundit e ndëshkon Mustafën me karton të verdhë

63′ Liria rrezikon seriozisht pas rivënies nga këndi, topi largohet nga vija fatale nga portieri Edvan Bakaj. Prizrenasit pretendojnë se topi e ka kaluar vijën fatale, gjyqtari Besfort Kosumi nuk mendon kështu. Protesta të më mëdha nga lojtarët e Lirisë

55′ Drita po dominon ndaj Lirisë po e tenton golin i cili assesi të shënohet

46′ Rinis ndeshja

Mbyllet pjesa e parë 

45′ Tensione në fund të pjesës së parë në Gjilan, gjyqtari Besfort Kosumi mundohet t’i qetësojë gjakrat teksa shpërndanë kartonë të verdhë

17’ Mbrojtësi Liridon Leci (Dri) realizon me kokë, por goli anulohet me pretekstin e pozitës jashtë loje.

11’ Mesfushori i Dritës, Endrit Krasniqi, gjuan me kokë brenda zonës, por goditja shkon mbi traversë.

1’ Nis ndeshja

Drita: Bakaj, Limani, Kaja, Gërbeshi, Leci, Shaqiri, B.Shabani, Vucaj, Kransiqi, Xh.Shabani, Lamçja. Trajner: Shpëtim Duro

Liria: Gashi, Bytyqi, Daci, Walidjo, Kollani, Mustafa, Susuri, Fetahaj, Memaj, Gashi, Karahoda. Trajner: Gëzim Hasai

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Arben Halilaj