24 orë kohë për kandidim për kryetar të KOK-ut, Krasniqi do të delegohet nga kjo Federatë

Tenis 11 Mars 2021 10:39

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Ismet Krasniqi do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, shkruan Insporti.

Ismet Krasniqi, në një pronocim për Insportin ka treguar se është deleguar nga Federata e Atletikës, dhe se ende nuk e ka dorëzuar aplikimin e tij në Komitetin Olimpik të Kosovës, por që do ta bëjë një gjë të tillë pasi afati është i hapur deri nesër (12 mars), në ora 16:00.

“Do ta dërgoj (aplikimin), pasi kemi ende afat deri me 12 mars në orën 16:00” – u shpreh ai.

51-vjeçari gjithashtu ka pranuar se do të delegohet nga Federata e Atletikës, pasi Federata që ai e udhëheq, FKK (Federata e Karatesë së Kosovës) nuk është Federatë Olimpike.

Kasapolli komenton kandidimin e Ismet Krasniqit për kryetar të KOK-ut -  Insporti

Ismet Krasniqi pritet ta sfidojë Besim Hasanin, i cili e udhëheq KOK-un që 24 vite (nga viti 1996).

Në një intervistë për Insportin të dhënë në muajin janar, Krasniqi ishte shfaqur kritik ndaj drejtimit të KOK-ut, duke u shprehur se mungon transparenca dhe se ky institucion nuk bën afrim të njerëzve por largime e keqtrajtime.

Përveç Krasniqit, edhe Linda Shala u zyrtarizua ditë më parë nga Federata e Basketbollit të Kosovës si kandidate për kryetare.

Besim Hasani, kryetari aktual i KOK-ut, pritet që ta dorëzojë poashtu kandidimin edhe për një mandat të ri gjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahen me 25 mars nga ora 15:00./Insporti.com/





-->