24 orët e mëdha të Fernando Alonsos

Motosport 17 Qershor 2018 21:23

Fernando Alonso është kampion i dyfishtë i botës në Formula 1, një prej shoferëve mëtë trofeshëm në këtë sport dhe për më shumë se një dekadë, një nga më të paguarit.

Për shumë kë, numri prej dy titujve nuk e pasqyron drejt talentin dhe meritat e Alonsos, sepse për njeriun që e ka ndalur dominimin e Michael Schumacherit në këtë sport.

Mirëpo, meqë ka 12 vjet që nuk ka fituar titull dhe duket se nuk do të mund të bëhet më kampion në Formula 1, Alonso e ka orientuar energjinë e tij tjetër kah, në disa gara të tjera të mëdha – vjet garoi në Indy 500, kurse sivjet në Le Mans 24 orë.

Sivjet Alosno arrit i edhe të fitojë në Le Mans,si ngasës i Toyotas, duke mbajtur gjallë shpresat për tu bërë njeriu i parë pa sshumë dekadash që fiton kurorën e trefishtë të autosportit (Monaco GP, Indy 500 dhe Le Mans 24 orë).

Njeriu i fundit që e ka bërë këtë është Graham Hill, po ashtu dy herë kampion bote në Formula 1, por një prej shoferëve të fundit nga koha kur elita e Formulës 1 bënte “ekskursione” në Le Mans ose në Indy.

Që nga të 70-at e vonshme, këto gjëra nuk ndodhin. Në Formula 1, shoferët nuk dalin në kampionate tjera, nuk kanë kohë për ato punë, nuk i lejojnë ekipet, kontratat, sponsorët…

Sporti është komplikuar shumë, kur nuk ka gara ka testime, kur nuk ka testime ka sesione në Simulator, kur nuk ka Simulator, ka paraqitje publike për sponsorë etj etj.

Pikërisht për shkak të mënyrës se si funksionin Formula 1 tash, kjo që kë bërë Alonso sot dhe dje është e veçantë dhe është e madhe.

Të shkosh të garosh në Le Mans 24 orë dhe ta fitosh në pjesëmarrjen e parë e tregon një gjë – shoferi i mirë është shofer i mirë, pavarësisht se çfarë bolidi ose prototipi vozitë.

Reagimet e medieve dhe opinionit po ashtu kanë bërë që Le Mansi sivjet të marrë edhe më shumë vëmendje se zakonisht dhe kjo është mirë për autosportin në përgjithësi sepse Le Mansi ka histori të lavdishme të gjatë me dekada.

Nuk duhet marrë merita as nga Buemi e Nakajima me të cilët Alonso i ndalu obligimet e vozitjes së Toyotës fituese në këtë garë. Të dytë ish shoferë të Formulës 1 dhe për vite me radhë, yje të disiplinave tjera.

Sot këta të tre dhe Toyota ishin pjesë e një momenti për të cilin do të flitet gjatë dhe mund të jetë fillimi i një trendi të ri në sport.

-->