“27 sekonda ferr” – si arriti të shpëtonte Grosjean?

Formula 1 30 Nëntor 2020 12:14

Romain Grosjean pothuajse vdiq në aksidentin që ndodhi në garën në Bahrein kur makina e tij u përplas me mbrojtëset përreth, transmeton Insporti.

Makina u përgjysmua dhe mori flakë, Grosjean arriti të linte makinën shpejt dhe pa pasoja të mëdha, gjë që ishte një mrekulli e vërtetë. Ai u dërgua menjëherë me helikopter në një spital ku u konfirmua se kishte pësuar djegie të lehta në duar.

“Marca” botoi sot një tekst në të cilin rindërtoi aksidentin e Grosjean nën titullin “27 sekonda ferr”.

“Kishte frikë në mesin e shoferëve, por ishte e qartë se ajo mbretëronte në mesin e atyre që panë garën nga shtëpitë e tyre. Askush nuk e ka provuar kurrë ferrin që kemi parë dje. Makina e Haas u përgjysmua, gjë që kontribuoi në rrjedhjen e karburantit. Skenat me flakë në transmetimin e drejtpërdrejtë do të mbahen mend përgjithmonë”.

Si arriti të shpëtonte Grosjean?

Grosjean e dinte që duhej larguar nga makina pas dhjetë sekonda pas çdo përplasjeje dhe menjëherë filloi të zbërthente rripin e sigurimit. Edhe pse i mbijetoi tronditjes, ai arriti të qëndronte i qetë. Ai nuk arriti të linte makinën në 10 sekonda, por e bëri atë në 27 sekonda dhe u shpëtoi pasojave të rënda.

Kostumi i tij mund të përballonte temperaturat prej 800 gradë për të paktën 11 sekonda dhe provoi të ishte më gjatë sepse u deshën 15 sekonda që dikush të mbërrinte te makina me fikësin e zjarrit.

Ian Roberts vrapoi drejt tij, i cili në atë moment nuk mendoi se makina mund të shpërthente dhe t’u merrte jetën të dyve.

“Ne kemi ardhur në një skenë që nuk e kishim parë kurrë më parë, ajo që ka ndodhur nuk është diçka për të cilën jemi trajnuar. Automjeti ishte përgjysmuar, të dy gjysmat nuk mund të shiheshin nga zjarri. Për fat të mirë ne kishim një fikës zjarri dhe ishim në gjendje të shuanim një pjesë të zjarrit dhe të ndihmonim Romainin të dilte nga makina”.

“Ai u trondit kur e nxorëm jashtë. Visori i tij u shkri, por për fat të mirë ai nuk thithi shumë tym toksik, kështu që shkoi më mirë se sa pritej. Në fund u largua me djegie të vogla, e cila ishte një mrekulli”, tha Roberts. /Insporti/

-->