ZYRTARE: Musab Mala lojtari më i ri i KB Rahovecit

Superliga 31 Korrik 2021 15:30

KB Rahoveci ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër.

Fjala bëhet për ish-basketbollistin e KB Bashkimit, Musab Mala.

Mala ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin ku do ta veshë fanellën e tyre deri në verën e vitit 2022.

Lajmi është bërë zyrtarë nga faqja e KB Rahovecit në “Facebook”:

24 vjeçari ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar në Superligë ku në 31 ndeshje regjistroi një mesatare prej 16.90 pikësh.

-->