3 futbollistë përshëndeten me klubin dhe shokët, nesër marrin rrugën e migrimit në Gjermani

Tre vëllezër vogëlush, sot u kanë shtrirë dorën dhe kanë përqafuar shokët dhe trenerët e klubit Trepca.
Ata bashkë me familjen nesër marrin rrugën e migrimit për në Gjermani, shkruan “Jepi zë”.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur klubi Trepca, të cilët janë shprehur të emocionuar me këtë lamtumirë.
Joni, Noli dhe Gegë Deva përshkruhen si talentë premtues. Drejtuesit e klubit i kanë uruar që të prekin sukseset më të mëdha.
Njoftimi i plotë i klubit Trepca:
Jon, Nol dhe Gegë Deva sonte u përshēndetën me trenerët e shkollës sepse nesër marin rrugën e migrimit për në Gjermani, është e vështirë tu thuash lamtumir në momentet kur ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, ata përveq talentit që posedonin ishin shumë të afërt dhe të dashur për secilin shoke dhe trener të shkollës, ne si shkollë i falenderojmë prindërit e tyre për korektësin dhe besimin që kishin ndaj neve si shkollë poashtu u dëshirojmë shumë suksese.
Jon, Nol dhe Gegë u përcjellt fati dhe ju deshirojme të gjitha të mirat e botës, shpresojmë t’ju shohim në nivele të larta kudo që ndodheni.
Rruga e mbarë