3 milionë Euro për Qendrën Sportive në Obiliq

Futboll 16 Shkurt 2018 16:01

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit janë dakorduar për detaje te projektit të ndërtimit të një qendre sportive për nevoja të FFK-së në këtë komunë. Në takimin e sotëm midis Kryetarit të FFK-së Fadil Vokrrit dhe Kryetarit të Komunës së Obiliqit Xhafer Gashit, është ofruar  pëlqimi nga ana e krerëve të Komunës së Obiliqit për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale për ndërtimin e Kompleksit sportiv ku do të vendoset Qendra e Edukimit dhe trajnimit sportiv. Marrëveshja parasheh për shfrytëzim 25 vjeçar e të cilën, kryetari Gashi do t’ia procedojë  për miratim Asamblesë komunale, për të cilën gjë tashmë ekziston pajtueshmëri e plotë. Ndonëse, vlera iniciale e investimeve për këtë kompleks ishte 2 milionë euro, kjo vlerë është shtuar tashmë në 3 milionë, shumë kjo që do të bashkëfinancohet nga FFK dhe UEFA.

Duke parë interesin e madh të ndërtimit këtij Kompleksi, të dyja palët u pajtuan dhe u zotuan, që menjëherë pa vonesa të fillohen procedurat realizimit të këtij kompleksi e që të mos ketë zvarritje administrative dhe ta natyrave të ndryshme të realizimit të projektit me interes të veçantë për

-->