30 lojtarë rrihen midis vete, 7 milionë shikime ka video, polici shikon në hava

Sporte tjera 06 Gusht 2019 15:19

Ndeshja e bejsbollit ndërmjet ekipeve Reds dhe Pirates është ndërprerë për shkak të një rrahjeje masive, ku morën pjesë rreth 30 lojtarë.

Video ka mbledhur me miliona shikime, mbi 7 milionë vetëm në twitter dhe përveç reagimeve për sjelljet e lojtarëve, shumë është folur edhe për reagimin një polici, i cili kishte krijuar një “zonë sigurie” që të mos ndërhyjë dikush nga jashtë, në kohën kur lojtarët i thyenin kokat njëri – tjetrit.

Këto pamje duhet ti shikoni për ti besuar.