Mbyllet drama në mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit – çerekfinalisti vendoset në ‘Old Trafford’

Futboll 23 Shkurt 2022 23:03

Ka përfunduar super përballja mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Përballja ka qenë shumë interesante, me rezultatin përfundimtar doli që të jetë 1:1.

Atletico kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutave përmes Joao Felix që shënoi me kokë pas një asistimi të Lodit (7′).

Tutje, dy skuadrat kishin disa aksione të shumta, por që assesi nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat e mëdha zhvilluan futboll të bukur që u mungoi konkretizimi i rasteve.

Ndërkohë, heroi për Man Unitedin ishte i inkuadruari Anthony Elanga që shënoi pas një asistimi të Bruno Fernandes (80′).

Kësisoj, gjithçka tani mbetet e hapur dhe do vuloset në “Old Trafford”.

-->