35 pikë, 17 asistime – LeBron James po “çmendet”

Basketboll 22 Mars 2018 17:26

Në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, mbrëmë janë zhvilluar duele serioze në kërkim për pozita favorshme në plejoff.

Ndeshje kryesore, padyshim ishte ajo mes Toronto Raports dhe Cleveland Cavaliers.

Kjo ndeshje filloi me dominim total të vendasve të cilët kanë hyrë në takim pë rtë dëshmuar se janë forcë e re në konferencën e lindjen dhe se LeBron James me ekipin e tij, duhet djersitur mirë pët të shënuar fitore.

LeBron James, u ‘djersit mirë’ deri në fund për të shënuar fitore të rëndësishme kundër Toronto Raptors të cilët gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi. Mirëpo, në fund të ndeshjes përsëri erdhi eksperienca e Cavaliers në shprehje, dhe Raports lëshuan një fitore e cila do çimentonte vendin e parë në konferencën e lindjes.

LeBron James ishte më i miri tek Cavaliers, poashtu edhe në ndeshje: me 35 pikë, 7 kërcime dhe 17 asistime.

Cleveland Cavaliers renditen në vendin e tretë 42 fitore dhe 29 humbje në konferencën e lindjes, ndërsa Toronto Raptors, edhe pse humbën, janë në pozitën e parë me 53 fitore dhe 19 humbje. /Insporti.com

Momentet më të mira të ndeshjes: