Me 4 Euro, i fiton 20 mijë Euro në bastore, Prishtinasi bëhet hit në internet

Futboll 02 Mars 2018 13:53

Ato rastet kur dikush me një Euro i ndjekë 5 mijë Euro shpesh duken qesharake, por, kur dikush e kapë ndonjë tiketë të tillë, atëherë shndërrohet në “hero” të të gjithë bastvënësve.

Mirëpo, një djalosh nga Prishtina, lojën e tij e ka ngritur në një nivel krejt tjetër. Në një postim të Zërit, shihet se ky djalosh ka luajtur katër tiketa me ndeshje identike të futbollit, duke “investuar” nga një Euro dhe duke kërkuar të fitojë 5,000 Euro që është fitimi maksimal.

Nëse fotot e publikuara në internet janë të sakta, atëherë kemi një rast kur me 4 Euro janë kapur 20 mijë Euro që është mjeshtëri e rrallë në bastore.