4 medalje në Kroaci, ky është reagimi i Kukës

Sporte luftarake 04 Tetor 2020 09:36

Xhudoja kosovare vazhdon të sjell lajme të mira për Kosovën. Dje katër xhudistët kosovarë që u paraqitën në Kupën Evropiane në Dubrovnik të Kroacisë, përfunduan me medalje, dy të arta e dy të argjendta.

Megjithatë trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, nuk është ndarë plotësisht i kënaqur me atë çfarë ka parë nga katër xhudistët kosovarë.

Shigeki Nakamura, xhudisti me prejardhje nga Japonia, debutoi për Kosovën duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Laura Fazliu e fitoi të artën në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa Faka Loxha dhe Erza Muminoviq fituan medalje të argjendta.

Kuka e ka cilësuar garën si të lehtë në krahasim me garat ku në pyetje janë pikët olimpike.

Ai nuk ishte i kënaqur me përgatitjen fizike të Nakamuras dhe me aftësitë teknike të Fazliut, Loxhës dhe Muminoviqit.

Vlerësimi i plotë i Driton Kukës:

“Dje në Dubrovnik u mbajt gara e parë zyrtare pas fillimit të pandemisë!

Kosova fitoj 4 medalje,dy të arta e dy të argjendta

Forma e sportistëve gjithmonë pamjet ma reale i jep në gara për trenerin.

Paraqitja e djeshme e garuesve realisht nga këndi im jep shumë për të dëshiruar!

Laura,Flaka e Erza si potencial për medalje serioze për të rritura patën mangësi sidomos sulmet për hudhje!

Performansa e tyre fizike ishte e mirë por teknikisht sishin as për së afërmi nga ajo që duhet të jenë!

Medaljet janë gjithmonë sukses por konkurrenca sishte aq e fortë siç është në gara të niveleve ku fitohen pikët Olimpike,as për së afërmi bile.

Nakamura i cili normalisht duhet të garoj në 66 kg,mori medaljen e artë dhe tregoj që ka mundësi e potencial por i duhet shumë punë e madhe,përgatitja fizike ishte jo e duhura!

E diela zakonisht më shërben për analiza dhe nga kjo pjesë ndava me ju vlerësimin tim për garën e mbajtur dje në Dubrovnik!”

-->