4 pasuesit e Sarrit në Chelsea – cili është më i mundshmi?

Futboll 19 Mars 2019 13:05

Maurizio Sarri është gjithnjë e më afër largimit nga Chelsea.

Rezultatet jo të mira, renditja në tabelë dhe skemat aspak të përshtatshme për lojtarët e Chelseat mund të jenë disa nga arsyet që mund të shtyjnë drejtuesit e klubit për të shkëputur bashkëpunimin me ish-trajnerin e Napolit.

Edhe pse ka disa muaj deri në përfundim të sezonit, mediet e ndryshme kanë filluar të shkruajnë për trajnerët që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea.

Një nga emrat favorit është ai i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, që pritet të largohet nga Torino në fund të sezonit.

Nuno Espirito Santo dhe Laurent Blanc janë dy emra të tjerë që nga ‘Blutë’ e Londrës konsiderohen si mundësi, dhe në rast dështimit të arritjes së një marrëveshje me këta emra, Roman Abramovich është i gatshëm që besimin e skuadrës t’ia besojë edhe legjendës së Chelseat, John Terryt.

Europa League është trofeu i vetëm që Chelsea mund ta fitojë këtë edicion, me blutë që gjenden në fazën çerekfinale në këtë garë.