4 rrota ndërrohen për 2 sekonda – shikoni pamjet

Formula 1 18 Prill 2018 11:12

Pit stopi në Formula 1 është operacion ku marrin pjesë 20 veta dhe mos të harrojmë që viteve të fundit ky numër është zvogëluar për shkak se rimbushja me benzinë është e ndaluar gjatë garës.

Fjala është për një prej veprimeve ekipore më të komplikuara në sport dhe nevojitet që secili prej 20 mekanikëve pjesëmarrës të jetë në nivel të detyrës për ta bërë një pit stop me sukses.

Kjo edhe është arsyeja pse pit stopet ushtrohen me qindra herë gjatë sezonit dhe prapë ka mundëis që diku të humbet një ose më shumë të dhjetat e sekondës, e kjo ti kushtojë ekipit dhe shoferit me humbje të garës ose pikëve.

Në garën e fundit, atë për Shpërblimin e Madh të Bahreinit janë zhvilluar disa pit stope super të shpejta, nën 2,5 sekonda, kurse tri më të shpejta mund ti shihni në video.

-->