40 duele si rivalë, Federer e Nadal nuk janë përballur kurrë në këtë Grand Slam

Tenistët Rafael Nadal dhe Roger Federer janë përballur 40 herë mes tyre në karrierë, me spanjollin që udhëheq 24-16 në sfidat direkte.
Një rivalitet që ka dhuruar histori, por çuditërisht ka edhe turne të mëdhenj ku fansat e këtij sporti nuk kanë patur mundësi ta përjetojnë atë.
Një turne ku Federer e Nadal nuk janë përballur kurrë është Grand Slam i US Open.
Asnjëherë dy tenistët nuk kanë patur mundësi të duelojnë në Nju Jork, ndërkohë që në vitin 2017 iu afruan shumë kësaj sfide, por Federer u eliminua në çerekfinale.
Ka edhe disa turne Masters që dy tenistët e mëdhenj nuk janë përballur kurrë, si ai i Kanadasë apo i Parisit.
Ka edhe dy turne të vegjël që kanë patur shansin të përjetojnë këtë sfidë, ai i Dubait (2006) dhe Bazelit (2015).
Me karrierën e dy tenistëve që po shkon drejt fundit, vështirë se fansat e US Open do të kenë mundësi të shohin këtë sfidë të madhe.
Këtë vit, dy tenistët janë përballur dy herë mes tyre: Në Roland Garros fitoi Nadal, ndërsa në Wimbledon triumfoi Federer.