Zagrebi do ta mbajë në mend këtë mbrëmje përgjithmonë – pamjet LIVE

Futboll 16 Korrik 2018 21:37

Pas pritjes nga mijëra tifozë nëpër rrugët e Zagrebit, festa kryesore tash është vendosur në qendër të këtij qyteti, ku sipas medieve të atjeshme raportohet të jenë mbledhur rreth 250 mijë njerëz.

Futbollistët e kombëtares së Kroacisë po janë kthyer në Zagreb, kryeqytetin e këtij vendi që është vërshuar nga mijëra tifozë që kanë dalë të shprehin përkrahje ne tyre dhe respektin për arritjen e Kroacisë në finale të Kupës së Botës.