Publikohen pamjet e rrahjes ku u përfshi Nuhiu

Futboll 30 Korrik 2018 23:06

Takimi mes dy skuadrave angleze ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, me një rrahje masive mes lojtarëve.

Në këtë rrahje është përfshirë edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Gjithçka nisi pas një ndërhyrje të ashpër. Lojtarët, trajnerët dhe i gjithë stafi i skuadrave, u përfshinë në këtë rrahje, që tani është duke u hetuar nga Shoqata e Futbollit të Anglisë.

-->