48 raste pozitive me Covid 19 në NBA

Basketboll 03 Dhjetor 2020 09:17

NBA rifillon parasezonen 2020/2021 me 11 dhjetor, teksa sezoni i ri nis me 22 dhjetor, raporton Insporti.

Gjatë testimit të fundit të lojtarëve të rikthyer në klubet respektive, kanë rezultuar 48 raste pozitive me koronavirus.

Lojtarët janë në gjendje të mirë, dhe sipas protokollit me 134 faqe të publikuar nga NBA në muajin nëntor, ekzistojnë dy forma të procedimit.

Basketbollistët duhet të izolohen të paktën për një periudhë 10 ditore, ose duhet të testojnë dy herë negativ në dy ditë radhazi.

Testimet e lojtarëve të NBA-së janë bërë prej 24 deri më 30 nëntor ka
bërë të ditur nba.com.

-->