5 “Këpuca të Arta”, 5 “Topa të Artë”, do edhe 5 trofe të Champions League

Futboll 27 Dhjetor 2018 11:01

Leo Messi ëndërron sërish që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Leo do të kompletonte diçka fantastike nëse e fiton me Barcelonën Ligën e Kampionëve, do të shkonte në 5 numri i titujve.

Ai tashmë ka fituar 5 “Topa të Artë” dhe 5 “Këpuca të Artë”.

Pa hezituar fare, Leo e ka pranuar se Barça e do Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Pesë Këpuca të Arta, pesë Topa të Artë, mungon edhe një për të shkuar në pesë trofe të Champions League për të kompletuar koleksionin? Do të ishte mirë”, u përgjigj Messi në një intervistë për MARCA.

“E ka thënë që në fillim. Championsi është i veçantë, do të na pëlqente ta fitojmë sërish. Kemi atë iluzion”, u shpreh mes tjerash Leo. /Insporti.com/