5 lojtarë pozitiv pak para ndeshjes, Kombëtarja merr lajmin e keq

Nations League 11 Tetor 2020 15:54

Irlanda është duke luajtur me Uellsin për Ligën e Kombeve. Ndeshja e nisur në 15:00 nuk ka qenë fort pozitive për vendasit, pasi te irlandezët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pesë lojtarë.

Më herët ishin testuar me Covid-19 dy nga lojtarët e ekipit kombëtar, ndërsa në ditën e ndeshjes ekipi kreu sërish testet.

Vetëm pak çaste para nisjes së ndeshjes, u konfirmuan pozitiv edhe tre lojtarë të tjerë, duke u izoluar.

Lojtarët e prekur janë, Kalum O’douda, Adam Idiah, Aron Konoli, Alan Brown dhe Kalum Robinson.

-->