50 cent vs Conor McGregor – ka filluar lufta verbale

Sporte luftarake 10 Mars 2018 00:07

Dihet se reperi 50 cent është mik i mirë i Flloyd Mayweather, dhe në meçin e këtij të fundit me Conor McGregor që kushtoi më shumë se 500 milionë euro, McGregor dhe 50 Cent kishin filluar një luftë verbale në rrjetet sociale.

Në rrjete sociale shumë prej videove dhe përshkrimeve në poste, janë qenë të cenzoruara për shkak të fjalorit që është përdor nga të gjigantët e profesioneve të tyre.

50 Cent ka përkrahur dhe ka promovuar Flloyd Mayweather për vite të tëra në boksin profesional dhe gjatë karrierës së tij. Madje, këta dy kanë hyrë edhe në ring për shkak të kaluarës së 50 Cent në boksin amator, sa ishte adoleshent.

50 Cent njihet për ‘beefs’ apo për luftat verbale të cilat i ka zhvilluar gjatë karrierës së tij në muzikë si reper, dhe në këtë zhanër çmohet shumë disrespekti ndaj kolegëve sepse determinon aftësitë e të shkruarit dhe realitet e vrazhdë në rrugët e qyteteve amerikane.

Mirëpo, McGregor i përket një kaste të ngjajshme me 50 Cent dhe së fundi në Instagram ka ofenduar rëndë reperin dhe ka ringjallur këtë duel mes tyre.

Conor McGregor ka uruar në Instagram ditën botërore të gruas me një foto të 50 cent të cilin e ka konsideruar femër në këtë rast.

Mes tjerash në postimin e McGregor ka demantuar 50 cent, i cili kishte thënë se afro-amerikanët kanë gjene superiore ndaj racës së bardhë sepse janë më të fortë fizikisht.

Ky është postimi i Conor McGregor në Instagram:

-->