50 pikë të McCollum, triple double i Batum

Basketboll 01 Shkurt 2018 12:42

CJ McCollum ka shënuar 50 pikë për 29 minuta në parket, duke qenë lideri i ekipit të Portlandit në fitoren ndaj Chicago Bulls me rezultat 124:108. Në fakt, Portlandi e kishte lojën nën kontroll dhe McCollum nuk pati nevojë të luajë më shumë, por, mbrëmë ka qenë pa dyshim shfaqja e tij më e mirë në karrierë.

Vetëm në çerekun e parë ky basketbollist shënoi 28 pikë, që është rekord i këtij sezoni në NBA.

Charlotte Hornets shënuan fitore në Atlanta, në ndeshjen emocionale për Dëight Howard, i cili u kthye në vendlindje dhe luajti kundër ish ekipit të tij.

Sidoqoftë, në fitoren e Hornets 123:110, yjet e ekipit mysafir ishin Kemba Walker dhe Nicolas Batum. Walker shënoi 38 pikë duke gjuajtur 9/13 për treshe kurse, Nicolas Batum sërish në fushë bëri gjithçka nga pak dhe e përfundoi ndeshjen me 10 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime. Howard apti po ashtu shfaqje të mirë me 20 pike dhe 12 kërcime, kurse Basemore me 25 pikë dhe Belinelli me 22 ishin lojtarët më të mriz të ekipit vendës.

LeBron James e nxori Clevelandin nga seria e rezultateve të dobëta (para kësaj ndeshjeje kishin bilanc 3-7 në 10 ndeshjet e fundit), duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores së ngushtë ndaj Miami Heat me rezultat 91:89.

Në ndeshjen e parë të Cavaliers pa Kevin Love, i cili ka thyer dorën, James shënoi 24 pikë, pati edhe 11 kërcime e 5 asistime, por edhe humbi 7 topa.

Nets ishin më të mirë se 76ers dhe Bostoni mposhti Nju Jorkun në ndeshjet tjera të së mërkurës.

Atlanta Hawks – Charlotte Hornets 123:110

Orlando Magic – LA Lakers 127:105

Indiana Pacers – Memphis Grizzlies 105:101

Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers 116:108

Cleveland Cavaliers – Miami Heat 91:89

Boston Celtics – New York Knicks 103:73

Portland Blazers – Chicago Bulls 124:108

Phoenix Suns – Dallas Mavericks 102:88

-->