56 minutat e parë me fanellën e Werderit – debutimi i Rashicës në statistika

Futboll 03 Shkurt 2018 16:20

Milot Rashica ka bërë sot debutimin e tij te skuadra e re SV Werder Bremen, ku klubi i kosovarit ka shënuar fitore përballë Schalke 04.

Rashica, i cili kompletoi kalimin e tij te klubi gjerman në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, luajti si titullar në debutimin e tij te skuadra e re, raporton Insporti

Werderi i Rashicës shënoi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen e luajtur në “Veltins Arena”, ku golat i shënuan Yevheniy Konoplyanka për Schalken, kurse Max Kruse e Zlatko Junuzovic për Werderin.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua skuadrës gjermane për shumën 7.5 milionë euro, ku nënshkroi kontratë 4.5 vjeçare që do ta mbajë atë te klubi deri në qershorin e vitit 2022.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligas, futbollisti zhvilloi 56 minuta, para se t’i linte vendin sulmuesit Aron Johannsson në pjesën e dytë.


*Nota e Milot Rashicës në përballjen Schalke – Werder

Numri 11 i Werder Bremenit, në 56 minutat e para me fanellën e klubit u vlerësua me notën 6.7, derisa 6.6 ishte nota mesatare e paraqitjes së ekipit të tij.

Në këtë ndeshje, Rashica bëri një gjuajtje në portë dhe tentoi tre driblime, nga të cilët njëri prej tyre ishte i suksesshëm.

Werderi i Rashicës pas kësaj fitore renditet në pozitën e 16-të në Bundesligë, me 20 pikë pas 21 xhirove. /Insporti.com

Statistikat e Milot Rashicës nga përballja Schalke – Werder:

Gjuajtje në portë1
Driblime (të suksesshme)3 (1)
Pasime të sakta9 (75%)
Harkime (të sakta)4 (0)
Topa të gjatë (të saktë)2 (1)
Duele (të fituara)8 (4)
Gola-
Asiste-
Ndërhyrje të pësuara1
Ndërhyrje të krijuara1
Gjuajtje të bllokuara0

-->