6 ndeshje pa fitore për Llapin, flet Tahir Batatina

Uncategorized 25 Shtator 2021 17:27

Llapi ka vazhduar me rezultate negative edhe në ndeshjen ndaj Drenicës, shkruan Insporti.

Llapi këtë sezon nuk e ka shijuar ende fitoren e parë.Me Drenicën skuadra e Batatinës nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Golin për skuadrën e Llapit e gjeti Kastriot Selmani në minutën e 16’të, ndërsa për Drenicën shënoi mesfushori Kreshnik Uka.

Pas ndeshjes, ka folur vet Batatina, i cili tha se gabimet e lojtarëve të tij i kushtuan me një pikë në këtë duel.

“Kemi pranuar një gol të lehtë që nuk është dashur të pranohet. Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë dhe kemi mundur të pranojmë më shumë gola, por ishim me fat. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, kemi krijuar shanse të mira shënimi, por po nga mungon konkretizimi. Të dy skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe mendoj që epilogu real ishte të ndajmë nga një pikë”, deklaroi Batatina.

-->