66 minuta për Muriqin kundër Udineses, vlerësohet me këtë notë

Uncategorized 21 Mars 2021 17:21

Lazio ka marrë pikët e plota në udhëtim te Udinese, në kuadër të javës së 28-të në Serie A, në këtë fitore titullar ishte Vedat Muriqi, shkruan Insporti.com..

Kryeqytetasit fituan tri pikë falë golit të realizuar nga Adam Marusic në minutën e 37-të pas asistimit të mesfushorit serb, Milinkoviq-Saviq.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ishte në fushë nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 66-të.

Për gjatë këtyre minutave, Muriqi nga “Whoscored.com” është vlerësuar me notën 6.3.

Ndërsa, portieri shqiptar Thomas Strakosha edhe në këtë ndeshje ishte vetëm rezervist.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri italian, Simone Inzaghi me këto pikë të fituara zë vendin e shtatë me 49 pikë, kurse Udinese shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e 12-të. /Insporti.com/

-->