80 milionë euro për Coutinho, skuadra e Premier League e kërkon me çdo kusht brazilianin

Futboll 06 Prill 2020 23:59

Philipe Coutinho do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit për t’u rikthyer te Barcelona.

Skuadra gjermane nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për lojtarin pasi është jashtë planeve të trajnerit Flick.

Braziliani do të kthehet në Spanjë, por do të largohet sërish pasi edhe Barca nuk e shikon si pjesë të skuadrës. E ardhmja e tij mund të jetë në Premier League dhe Chelsea e ka marrë seriozisht një transferim të tillë.

Sipas mediave angleze, skuadra e drejtuar nga Lampard do të ofrojë një shifër prej 80 milionë euro për kartonin e tij.

Barcelona ofroi 140 milionë euro për ta marrë nga Livepooli, ndërsa tani gati të heq dorë nga shërbimet e tij edhe për një shifër të tillë.

-->