LIVE – Fury dhe Wilder po dalin në ring

Boks 02 Dhjetor 2018 05:43

 

Meçi për titull bote në kategorinë e rëndë në versionin WBC filloi me një minutë heshtje për nder të jetës dhe veprës së ish Presidentit amerikan George HW Bush, i cili vdiq të premten.

Një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit do të vendosë përballë njëri-tjetrit në ring dy nga boksierët më të mirë në botë të gjeneratës aktuale dhe dy nga sfiduesit potenciale të boksierit më të trofeshëm të viteve të fundit – britanikut Anthony Joshua, bën të ditur Insporti.

Deontay Wilder – kampioni i versionit WBC, me bilanc prej 40 meçeve dhe 40 fitoreve nga të cilat 39 me nokaut, po përballet me sfiduesin , britanikun Tyson Fury, njeriun po ashtu të pamposhtur në ring me 27 fitore në 27 meçe si profesionist, transmeton Insporti, duke iu referuar të dhënave zyrtare të transmetuesve të meçit.

Arena ku përballën këta të dy kolosë të boksit ishte Staples Center në LA, arena gjigante ku ndeshjet e veta i zhvillojnë LA Lakers, LA Clippers dhe përveç boksit është vend i zhvillimit të ngjarjeve tjera të mëdha.

Boksierët tashmë po dalin në ring, në atë që është ngjarja kryesore e boksit sivjet në Shtetet e Bashkuara, kurse LIVE daljen e tyre dhe meçin mund ta shikoni këtu.