9 gola në 90 minuta spektakël (VIDEO)

Futboll 06 Shkurt 2018 23:20

Swansea kë shënuar fitore me rezultat 8:1 ndaj Notts County në ndeshjen e Kupës së Anglisë. Swnasea këtë sezon është një prej befasive më të këndshme në futbollin anglez dhe trajneri portugez Carlos Carvalhal po vlerësohet shumë për punën e tij në krye të këtij ekipi.

Swansea është në sezonin e shtatë të njëpasnjëshëm në Premier Ligë dhe shumë njerëz kanë menduar se këtë sezon do të bjerë një rang më poshtë, por rezultate e fundit e kanë fuqizuar bindjen se mund të shpëtojë në rangun elit të futbollit anglez.

Përtej kësaj suksesi i tashëm në FA Cup po tregon se Swansea, është në formë shumë të mirë dhe rezultatet pozitive si fitoret me Arsenalin dhe Liverpoolin nuk kanë qenë të rastësishme.