9 lojtarë të NBA dalin pozitiv me coronavirus

Basketboll 02 Korrik 2020 23:24

Edhe 9 lojtarë të tjerë kanë dalur pozitiv me Covid 19 në NBA, transmeton Insporti.

Lojtarët e NBA pritet të udhëtojnë për në kompleksin e ESPN-it, “Wide World of Sports” në Walt Disney World të Floridas.

Liga është deklaruar se “lojtarët të cilët dalin pozitiv me coronavirus, do të futën në karantinë deri sa të plotësohen protokollet shëndetësore dhe të jepet leje largimi nga doktori”, përcjellë “The Guardian”.

Të gjitha ekipet do të udhëtojnë me 7 korrik për në Florida, ku me 30 korrik do të rinis sezoni i ndërprerë në fillim të muajit mars.

Denver Nuggets mbyllen qendrën e tyre stërvitore këtë javë pasi dy pjestarë të stafit të tyre dolën pozitiv me Covid 19, ndërkohë edhe New Orleans Pelicans ka konfirmuar se tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus./Insporti.com/

-->