9 vjet pa një 9sh të hairit

Futboll 07 Shkurt 2018 10:34

Real Madridi ka nëntë vjet që nuk ka blerë një sulmues, një nëntësh tipik, që mund të shënojë dhe të krijojë raste për vete afër portës. Kanë kaluar në fakt nëntë vjet që kur Karim Benzema ka kaluar në Real Madrid. Transferi i Benzemasë është eklipsuar më pas nga transferet e tjerë të mëdha që ka bërë klubi mbretëror, por ai ka mbetur lojtari i fundit i madh i pozitës së tij.

Marca sot ka listuar disa prej sulmuesve që janë transferuar në Madrid dhe asnjëherë nuk e kanë pasur shkëlqimin që kryesia e klubit dhe tifozët e shumë e kanë pritur nga ta.

Pas Benzemasë janë transferuar Adebayor dhe Chicharito, të cilëve u ka munguar shumë çka e nevojshme për suksese në fanellën e Realit, kurse i ardhuri pas tyre Morata, shpejt shkoi në Chelsea meqë nuk përshtatej me ekip.

Të kujtojmë që me ardhjen e Benzemasë në ekip, klubi mbretëror ka liruar argjentinasin Gonzalo Higuain, i cli ka vazhduar karrierën në Napoli. /Insporti.com