90 milionë dhe Bale – plani i Real Madridit për ta transferuar Neymarin

Futboll 24 Korrik 2019 09:19

Destinacioni perfekt i Neymarit mbetet Barcelona, por në të ardhmen e talentit brazilian mund të jetë Real Madridi.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo lojtari ka vendosur të largohet nga PSG-ja dhe për t’i plotësuar dëshirën stafi i tij i ka besuar ndërmjetësit izraelit, Pini Zahavi, që ka detyrën aspak të lehtë për t’i gjetur një tjetër klub.

“Mes klubeve që i është ofruar është edhe Real Madridi që është përgjigjur me një propozim që PSG-ja mund ta gjejë interesante, Gareth Bale plus 90 milionë euro, shkruan gazeta spanjolle.

Kjo do i mundësonte gjithashtu Realit që të largonte uellsianin që nuk bën pjesë në planet e Zidane.