A do ta marrë ndonjëherë drejtimin e Kombëtares gjermane? Ja si përgjigjet Klopp

Futboll 24 Gusht 2021 09:14

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është pyetur edhe një herë rreth mundësisë që të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, përcjell Insporti.

Klopp nuk e përjashtoi mundësinë që ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane, duke thënë se nuk e dimë ku mund të jemi në tre vitet e ardshme.

“Si mund ta di se çfarë do të bëj pas tri viteve? Shumica prej nesh as nuk e dimë se ku do të jetë në dy ose tre javë”, u shpreh trajneri i Liverpoolit.

“Nëse pas përfundimit të kontratës sime me Liverpoolin në 2024 do të kem një vit pushim do ta mendoj”.

“Për momentin, kontrata e Hansi Flick do të zgjasë deri në vitin 2025, kështu që askush nuk duhet të më telefonojë në 2024 në mënyrë që të jem i lirë vitin e ardhshëm për një pasardhje të mundshme”, shtoi më tej Klopp.

Ndryshe, në krye të Kombëtares gjermane është Hansi Flick, që kishte dhënë dorëheqje nga Bayern Munichu për t’iu bashkuar gjermanëve.

/Insporti.com

-->