A do ta zëvendësojë Sarrin në krye të Chelseat – flet legjenda e klubit anglez

Futboll 12 Shkurt 2019 09:22

Pasuesi i Maurizio Sarrit mund të jetë ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard.

Frank Lampard është emri që po përmendet më së shumti si zëvendësuesi potencial i Maurizio Sarrit në stolin e Chelseat.

Humbja e Chelseat me rezultatin e thellë 6:0 në përballjen me Manchester Cityn ka bërë që pozita e Sarrit tek ‘blutë’ të vihet në pikëpyetje.

Trajneri italian po dështon që ta instalojë stilin e tij të njohur si ‘Sarriball’ tek skuadra londineze, duke regjistruar kështu katër humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Kështu, po flitet se zëvendësuesi i italianit në stolin e ‘bluve’ mund të jetë ish mesfushori i Chelseat, Frank Lampard. Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vetë trajneri i Derby Countyt, duke thënë se nuk planifikon një gjë të tillë.


Derby County i Lampard aktualisht renditet në pozitën e 7-të në Championship

“Puna ime është këtu” ka thënë Lampard për mediumin e Derbyt, gjatë së hënës.

“Po punojmë shumë fortë, dhe mendja ime është vetëm tek ndeshja me Ipswich Town të mërkurën dhe Brighton të shtunën”, ka thënë ish-reprezentuesi anglez.

Lojtari tutje në konferencën e tij për shtyp ka mbrojtur Maurizio Sarrin duke thënë se kishin përballë një skuadër të fortë si Man City, dhe këto gjëra ndonjëherë ndodhin.

Frank Lampard me Chelsean ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve dhe tre tituj të Premierligës, kurse për një vit veshi edhe fanellën e Man Cityt.

40-vjeçari është që nga vera e vitit të kaluar trajner i Derby Countyt.