A do të kalojë te Ferrari – ky është komenti i Hamiltonit

Formula 1 20 Prill 2020 16:34

Shoferi i Formula 1 nga skuadra e Mercedes, Lewis Hamilton, ka folur lidhur me të ardhmen e tij dhe thashethemet që e lidhin atë me skuadrën e Ferrari.

Britaniku ka fituar pesë nga gjashtë titujt e kampionit me skuadrën e Mercedes dhe duket se nuk planifikon që të ndryshojë skuadër.

“E para, nuk ka kurrëfarë ‘kalimi ëndrrash’. Unë jam me skuadrën e ëndrrave”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“E dyta, nuk ka asgjë në rrugën time. Unë nuk po synoj të lëvizi. Jam me njerëzit që janë kujdesur nga dita e parë. Ne jemi skuadra më e mirë – Mercedes”, ka shtuar britaniku.

Ferrari në anën tjetër është në bisedime për rinovimin me Sebastian Vettel, kurse tashmë ka siguruar nënshkrimin e Charles Leclerc. Ndërsa, kampioni me gjasë do të mbetet te Mercedes.

-->