A do të ketë revansh Joshua vs Ruiz – Hearn përgjigjet

Sporte luftarake 02 Qershor 2019 05:55

Që kur Buster Douglas kishte mundur Mike Tysonin, në boksin profeisonist të kategorisë së rëndë nuk ka pasur befasi më të madhe sesa fitorja e Andy Ruizit ndaj Antohony Joshuas në Madison Sqaure Garden.

Kjo fitore e bën Ruizin kampion bote në tri versione të ndryshme (WBA, WBO dhe IBF) dhe aktualisht boksierin mëtë kërkuar në botë.

Por rruga e tij është e qartë, spese Eddie Hearn, menaxheri i Joshuas dhe promotori i këtij meçi konfirmoi se kontrata për këtë meç ka paraparë rimeçin ose revanshin, në rast se Joshua pajtohet për një gjë të tillë.

Meqë Ruiz fitoi , Hearn e konfirmoi se “revanshi od të zhvillohet në Britaninë e Madhe, aty diku kah nëntori ose dhjetori”, transmeton Insporti nga deklarata e tij pas meçit.

Kjo i bie se Ruiz, duhet ti përmbahet kontratës dhe nuk mund ti mbrojë titujt e btës në duel me ndnjë boksier tjetër dhe Joshua ka rast ti kthejë titujt në fund të vitit.

Ndërkohë për titullin e botës në federatën e katërt të madh WBC sërish sivjet do të duelojnë Deontay Ëilder dhe Tyson Fury, raporton Insporti.