A do të kthehet Ibrahimovic në Milan? Konfirmohet gjithçka

Futboll 10 Dhjetor 2018 08:03

Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan, dhe këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv, Leonardo.

Drejtori sportiv i Milanit, Lenonardo, ka folur për Sky Sport pas barazimit 0-0 në “San Siro” ndaj Torinos, ku ka dhënë lajmin se Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Ibra? Ai nuk do të vijë. Ai na tregoi nga fillimi qëndrimin e tij. Ai ja dha fjalën LA Galaxy dhe është një njeri i fjalës”, ka thënë Leonardo.

“Do të ishte një histori e bukur”, shtoi Leonardo.

Ka pasur mjaft spekulime se Ibrahimovic do të rikthehet në Milan në formë të huazimit gjatë janarit, mirëpo Leonardo ka konfirmuar se suedezi nuk do të transferohet në “San Siro”