A do të luajë më Hazardi këtë sezon? Deklarohet Zidane

Futboll 25 Shkurt 2020 16:34

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është i sigurt nëse Eden Hazard do të luajë sërish këtë sezon, pasi belgu u lëndua në një periudhë kyçe të sezonit për madrilenët.

Sulmuesi belg u largua nga fusha duke çaluar në minutën e 67-të të takimit kundër Levantes, që ishte vetëm ndeshja e dytë për të pas rikthimit nga lëndimi i kaluar që e kishte lënë jashtë fushës së lojës për tre muaj.

Real Madridi konfirmoi më vonë se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në nyjën e këmbës në disfatën e së shtunës kundër Levantes në La Liga.

Në një komunikatë për media, Reali konfirmoi: “Departamenti mjekësor i Real Madridit ka zbuluar se Eden Hazard e ka pësuar një thyerje në kërcirin skajor të këmbës së djathtë. Riaftësimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”.

Kjo nënkupton, sipas mediave spanjolle, se ai do të mungojë pothuajse në të gjitha ndeshjet e mbetura të Madridit këtë sezon.

Por, Zidane nuk është i sigurt nëse 29-vjeçari do të arrijë ta luajë ndonjë ndeshje para se të përfundojë ky sezon.

“Nuk mund të ju them asgjë. Ne nuk e dimë nëse ai do të duhet të bëhet operacion, por natyrisht se ai nuk është i lumtur. Ai kishte qenë jashtë skuadrës për pothuajse tre muaj dhe luajti vetëm në dy ndeshje u lëndua”, tha Zidane.

“Natyrisht që është lajm shumë i keq për të, por unë s’mund të ju them nëse ai do të kthehet para se të mbyllet ky sezon”.

-->