A do të luajë Neymar kundër Barcelonës, PSG me njoftim për media

Futboll 09 Mars 2021 12:01

PSG ka konfirmuar mungesën e super yllit brazilian Neymar Jr për ndeshjen e dytë kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëe. Klubi parisien nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se Neymar nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi në kohë për sfidën ndaj ish skuadrës së tij, raporton Insporti.com.

Gjatë ditës së hënë në mediet franceze u raportua se Neymar mund të jetë në bankën rezervë për ndeshjen me Barcelonën, por duket se ai vazhdon të vuajë nga lëndimi.

“Gjate kësaj jave Neymar ka stërvitur me skuadren por ende nuk është i gatshëm për lojë “, thuhet në koumunikaten e PSG, transmeton Insporti.

Ylli brazilian, 29 vjeçar, mungoi edhe në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi muskulor të cilin është e duke e vuajtuar tash e disa javë.

Në ndeshjen e parë, PSG mposhti Barcelonën me rezultat 1:4 në Camp Nou, pas një super paraqitje të Kylian Mbappe.

Neymar u transferua nga ekipi i Barcelonës te PSG në vitin 2017 për një shum rekorde rreth 222 milion euro.

Avantazhi te cilin e gëzon PSG nga ndeshja e parë shihet si arsyeja kryesore pse PSG nuk dëshiron të rrezikoj yllin e tyre për ndeshjen kthyese e cila zhvillohet te mërkuren në Le Parc de Princes. /Insporti.com/

-->