A do të luajë Neymar ndaj Leipzig? E zbulon klubi me komunikatë zyrtare

Futboll 18 Tetor 2021 16:52

Neymar do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint Germain ndaj RB Leipzig, kjo pasi u lëndua në ndeshjen me Brazilin kundër Uruguajit, shkruan Insporti.

Nga tifozët pritej që Neymar të startonte ndaj Leipzig, por gjigantët francezë kanë zbuluar se ai është kthyer në Parc des Princes por i lënduar.

PSG konfirmoi mungesën e tij me anë të një deklaratë zyrtare: “Neymar Jr ka është lënduar që kur u kthye nga kombëtarja dhe do të duhet të zgjasë një periudhë trajtimi, për t’iu rikthyer grupit”

Ndeshja PSG – Leipzig zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Nëse do të ketë komplikime me shërimin, Neymar mund të jetë një dyshim për daljen e tyre të radhës në Ligue 1 kundër Marseille më 24 tetor. /Insporti.com

-->