A do të luajë Ronaldo kundër Ajaxit? Konfirmohet gjithçka

Futboll 09 Prill 2019 10:53

Cristiano Ronaldo i cili u lëndua në ndeshjen me kombëtaren portugeze po vuan nga lëndimi në gju tashmë dy javë.

Si pasoje e lëndimit në prag të ndeshjes kundër Ajaxit nesër mbrëma, ende nuk dihet nëse numri 7 do të jetë që nga minuta e parë në fushë.

Megjithatë sipas mediave italiave, “Tuttosport”, gazetë e cila është e afërt me klubin bardhezi, bëri të ditur se Ronaldo do të luajë në ndeshjen kundër holandezve dhe gjithashtu ai pritet të jetë që nga minuta e parë.

Një lajm mjaft i mirë ky që ka gëzuar më së shumti tifozët e Juventusit.

Juventusi luan nesër në udhëtim te Ajaxi, në takimin e parë çerekfinal me fillim nga ora 21:00.