A do të luajë Salah kundër Barcelonës?

Futboll 06 Maj 2019 09:37

Mohamed Salah do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve sot gjatë ditës, një ditë para ndeshjes së kthimit me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Salah pësoi një lëndim në kokë të shtunën mbrëma kundër Neëcastle, pas një përplasje me portierin vendas, Peter Dubravka.

Sipas gazetës angleze “The Telegraph” sot do të kupohet se a do të jetë në gjendje të luajë ndaj Barcelonës, transmeton Insporti.com.

Egjiptiani ishte larguar nga ndeshja me barelë por që lëndimi nuk ishte edhe aq serioz, madje sipas Jurgen Klopp ai kishte shikuar 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë se Liverpooli nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesit brazilian, Roberto Firminio për shkak të lëndimit. /Insporti.com/

-->