A do të luajë Toma për Kosovën – Challandes ka një përgjigje

Futboll 03 Mars 2019 22:11

Shumë është përfolur për një ftesë të Bastien Tomës në Përfaqësuesen e Kosovës, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Ishte thënë se marrëveshja është arritur, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Insporti së fundmi e ka intervistuar teknikun e Përfaqësueses, Challandes, i cili është treguar paksa i rezervuar rreth detajeve për mesfushorin 19-vjeçar të Sionit.

“Unë isha në ndeshjen e Kupës ndërmjet Sionit dhe Baselit,” shprehet ai.

 

Rezultate imazhesh për bastien toma 2019

“Aty kishte kosovarë që donin të bënin selfie me mua dhe fillojnë të flasin për Kosovën.

“Ata mendojnë ‘pse ka ardhur trajneri këtu?’ Sepse është një kosovar në Sion [Bastien Toma].

“Unë kam folur me të [Tomën] një, dy, tre, katër herë, situata është e qartë, por nuk flas për këtë.

“Nëse ekziston mundësia, në rregull, do ta shikojmë me Federatën, duhet të rregullojmë dokumentacionin gjithashtu, për shkak se ka luajtur me reprezentacion tjetër.” /Insporti.com/

-->