A do të paraqitej kundër Kosovës? Ja si përgjigjet Granit Xhaka

Futboll 15 Qershor 2019 11:39

Super ylli shqiptar, Granit Xhaka ka deklaruar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, për ta mbështetur përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Insporti.com.

Xhaka po qëndron në Prishtinë këto ditë dhe sot do të jetë prezent në ndeshjen e “Yjeve” kundër skuadrës së Milot Rashicës.

Kjo ndeshje bamirësie organizohet nga komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.

Ylli i Arsenalit ka treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit.

Ai ka folur edhe për mundësin e përballjes kundër Kosovës me kombëtaren e Zvicrës, duke thënë se do të ishte shumë vështirë por e ka detyrë për tu paraqitur.

“Ka qenë shumë vështirë kur kemi luajtur kundër Shqipërisë, në veçanti kundër vëllait por nëse na vjen rasti me u përballë kundër Kosovës, është shumë vështirë. Prindërit i kam nga Prishtina, unë jam lindur në Zvicër por ndjehem shqiptar. Me lujt kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë për tu paraqitur”, deklaroi Xhaka, transmeton Insporti.com.

Ndeshja e “Yjeve” zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:00. /Insporti.com/

-->