A do të qëndrojë Hazard në Chelsea, flet Sarri

Futboll 29 Prill 2019 23:02

Maurizio Sarri e ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e Eden Hazard, i cili duket gjithnjë e me larg Stamford Bridge.

Trajneri i Bluve është në dyshim për të ardhmen e yllit të skuadrës.

Interesimi i Real Madridit ndaj tij është i madh dhe kjo nuk është befasi për askënd për këtë arsye trajneri italian Sarri pranoi për mediet që Hazard mund të largohet nga klubi, megjithëse në mënyrë evidente nuk fshehu faktin se do t’i pëlqente ta kishte pjesë të skuadrës që drejton.

“Nuk di të them nëse do të vazhdojë te Chelsea, për këtë duhet pyetur klubi”, tha Sarri.

“Problemi është rinovimi i kontratës. Ai në mënyrë ligjore duhet të luaj sezonin e ardhshëm vitin e fundit me Chelsean, përpara përfundimit të kontratës dhe kjo më bën të kem pikëpyetjet e mia mbi vazhdimësinë e tij te ne”.

“Sidoqoftë, cilindo vendim që Hazard e merr për të ardhmen ne duhet ta respektojmë, pasi ai ka dhënë shumë për klubin”, theksoi italiani.