A do të transferohet Pogba? Perez befason me këtë përgjigje

Futboll 14 Janar 2020 13:44

Real Madridi arriti të fitonte një tjetër trofe dhe Zinedine Zidane vazhdon me rekorde. Ai ka fituar 9 finale nga 9 të zhvilluara duke qenë padyshim një rekordmen. Së fundmi, skuadra e tij mundi Atleticon me penallti dhe arkivoi trofeun e radhës, duke treguar sërish forcën që ka.

Ndërkohë, afati kalimtar është i hapur në klubin madrilen kur bëhet fjalë për afrime të bujshme. Një prej tyre mund të jetë Paul Pogba siç raportohet shpesh në media, por në fakt duket se presidenti Florentino Perez nuk e ka në plan. Ai u pyet nga mediat arabe në lidhje me një transferim të mundshëm të tij dhe përgjigja ishte e qartë.

“Kush është ky? Nuk e njoh”, u përgjigj shkurtimisht Perez duke e shoqëruar me një të qeshur. Mesa duket, Pogba nuk është më në planet e Realit duke parë edhe dëmtimet e shumta që po pëson në Angli. Së fundmi, ai iu nënshtrua një tjetër operacioni në kavilje dhe do të mungojë disa javë.

 

-->