A do të udhëtojë Vinicius? Solari i brengosur

Futboll 12 Janar 2019 13:13

Santiago Solari do të presë deri në mbrëmje për të parë nëse Vinicius Junior mund të jetë gati dhe të udhëtojë për në Sevilla, për ndeshjen me Real Betisin.

18-vjeçari brazilian nuk është stërvitur gjatë ditës së djeshme dhe as sot, për shkak të gripit.

“Nuk e di nëse Vinicius do të udhëtojë”, u shpreh Solari.

I pyetur nëse është i brengosur që një 18-vjeçar po shihet si më i miri individual që ka Reali, pas largimit të CR7 – ai u përgjigj: “Forca është te grupi. Jemi 24 lojtarë, plus të tjerë që mund të rikuperohen. Kontributi i të rinjve është gjithmonë delikat në një ekip që ka fituar Ligën e Kampionëve tri herë me radhë. Ai është një djalë që ka ardhur këtu si 18 vjeçar dhe po bën shumë mirë”.

Për këtë ndeshje Solari nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e Kroos, Bale, Asensio, Courtois e Vasquez – ky i fundit është i pezulluar. /Insporti.com/