A e konfirmoi me këtë Kovac largimin e Vidalit drejt Interit?

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka refuzuar të komentojë për të ardhmen e Arturo Vidal, kiliani lidhet me një kalim te Interi.
31-vjeçari besohet të jetë objektivi numër një i Nerazzurrëve për mesfushë dhe janë duke bërë çmos për ta kthyer në Serie A.
Duke folur para ndeshjes me Manchester City sonte në kuadër të International Champions Cup në Philadelphia, Kovac u përgjigj shkurt kur u pyet për Vidalin – duke lënë të kuptohet se transferimi është afër realizimit.
“Momentalisht, Arturo po rikuperohet nga dëmtimi. Shpresojmë të kthehet sa më parë”, u shpreh Kovac.
“E ardhmja e tij? Nuk mund të them asgjë më shumë”.
Vidal ka qenë të Bayerni që nga viti 2015, kur u transferua nga Juventusi. Ai ka bërë 132 paraqitje për kampionin e Gjermanisë, duke realizuar 22 gola. /Insporti.com/