A e ndihmoi skandali i FIFA-s kualifikimin e Serbisë në Katar?

Futboll 14 Nëntor 2021 23:20

Serbia është kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror “Katar2022”, duke e fituar grupin pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1:2. Kjo fitore e vendosi në pozitën e parë dhe preu biletën për Katar, shkruan Insporti.

Megjithatë, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy shteteve ndodhi një skandal i madh. Një gol i pastër i Portugalisë nuk u pranua nga gjyqtarët, anipse pamjet tregojnë se topi ka kaluar vijën e portës.

Në këtë rast VAR nuk reagoi dhe në një farë mënyrë Serbia u ndihmua nga FIFA për të marrë një biletë në Katar.

Kapiteni i portugezëve, Cristiano Ronaldo kishte lëshuar fushën pas këtij skandali të madh të gjyqtarëve.

Teksa, ndeshjen e luajtur sonte nuk pati VAR.

Ndeshja në fjalë përfundoi baras 2:2 dhe ajo pikë duket se ka luajtur rol kyç për kualifikimin e Serbisë.

Në grupin A, Serbia është si lider me 20 pikë dhe kalon tutje, derisa Portugalia do garojë në play-off me 17 pikë të mbledhura./Insporti.com

-->