A është kjo huqja e vitit? (VIDEO)

Futboll 11 Janar 2019 10:16

Nick Venema, sulmuesi i skuadrës holandeze, Utrecht, vjen me huqjen e vitit.

Në miqësoren kundër skuadrës belge, Oostende, për të cilën luan sulmuesi shqiptar, Sindrit Guri, i cili realizoi edhe gol, Venema ka dështuar të shënojë në pak metra nga porta e boshatisur, raporton Insporti.

Venema gaboi keq duke e goditur topin mbi kuadratin e portës, që mund të cilësohet si huqja e vitit.

Kjo i miqësore i takoi Oostendes dhe golin e fitores (2-1) e realizoi sulmuesi shqiptar në minutën e 78’. /Insporti.com/