A është ky fundi i karrierës së Zhegrovës te Baseli?

Kombëtarja 07 Gusht 2019 19:25

Edon Zhegrova nuk po kalon aspak momente të mira te kampioni i shumëfishtë zviceran Basel.

Futbollisti i Kombëtares Kosovës u transferua në Basel nga Genk në afatin kalimtar dimëror.

Sikurse në Belgjikë, Zhegrova nuk është duke e pasur minutazhin e duhur as në Zvicër.

Gjatë ditës së sotme, Zhegrova madje është ftuar të luajë për skuadrën e dytë të Baselit, dhe jo në ndeshjen e skuadrës së parë, në kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj LASK Linz.

Baseli takohet me LASK në kuadër të rundit të tretë të fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve, por Zhegrova nuk është ftuar fare për këtë takim, duke u dërguar në skuadrën e dytë.